Galeria e artit në Dobriç fton artdashësit të rizbulojnë autorë bullgarë për të cilët viti 2024 është viti jubilar, njoftoi BTA. Instituti i kulturës në ekspozitën e tij të parë të vitit të titulluar "Përvjetorët" prezanton nëntë artistë bullgarë me 27 vepra nga fondi "Pikturë".
Krijuesit kanë lindur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të dhe veprat e tyre shquhen me një stil të ndritshëm individual dhe prani të konsiderueshme në jetën artistike të vendit. Edhe pikturat e tyre kanë një kontribut të padiskutueshëm në artin figurativ bullgar. Pikturat e përzgjedhura për ekspozitën përfshijnë tre dekada - vitet '60, '70, '80 të shekullit të kaluar - një periudhë interesante dhe komplekse në zhvillimin e artit figurativ bullgar.
Deri më 5 shkurt, vizitorët mund të shikojnë veprat e Stojan Venev, Vasill Stoillov, Dillo Dillov, Vasill Vëlev, Veliko Vëllçev, Vasill Viçev, Cvjatko Doçev, Nikolla M. Daskallov dhe Petër Doçev.
Foto: BTAForumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..
Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..