Galeria e artit në Dobriç fton artdashësit të rizbulojnë autorë bullgarë për të cilët viti 2024 është viti jubilar, njoftoi BTA. Instituti i kulturës në ekspozitën e tij të parë të vitit të titulluar "Përvjetorët" prezanton nëntë artistë bullgarë me 27 vepra nga fondi "Pikturë".
Krijuesit kanë lindur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të dhe veprat e tyre shquhen me një stil të ndritshëm individual dhe prani të konsiderueshme në jetën artistike të vendit. Edhe pikturat e tyre kanë një kontribut të padiskutueshëm në artin figurativ bullgar. Pikturat e përzgjedhura për ekspozitën përfshijnë tre dekada - vitet '60, '70, '80 të shekullit të kaluar - një periudhë interesante dhe komplekse në zhvillimin e artit figurativ bullgar.
Deri më 5 shkurt, vizitorët mund të shikojnë veprat e Stojan Venev, Vasill Stoillov, Dillo Dillov, Vasill Vëlev, Veliko Vëllçev, Vasill Viçev, Cvjatko Doçev, Nikolla M. Daskallov dhe Petër Doçev.
Foto: BTA“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..