Deri në fund të vitit 2022, vlera totale e investimeve të huaja të akumuluara në Bullgari arriti në 29.4 miliardë euro, që është afërsisht 1.3 miliardë më shumë se në vitin 2021. Pritet që pothuajse gjysma - 14.9 miliardë euro - e këtyre investimeve të jenë në Bashkinë Metropolitane, sipas një analize të Institutit për Ekonominë e Tregut.
Pasojnë Burgasi, Plovdivi, Varna dhe Devnja. Ndër bashkitë kryesore janë të tilla që janë relativisht të vogla për nga popullsia, por me një industri të fortë, si Sevlievo - 325 milionë euro, Bozhurishte - 310 milionë euro, Botevgrad - 288 milionë euro.
Lider tradicional për sa i përket investimeve të huaja për frymë të popullsisë është Devnja me një mesatare prej 110 000 euro për frymë të popullsisë, e ndjekur nga Gëllëbovo me 40 000 euro për frymë, sipas Institutit për Ekonominë e Tregut.
Në top 5 janë edhe komunat nga periferia e Sofjes, pasi në Bozhurishtë vlera e investimeve të realizuara arrin në 33 mijë euro për person, në Elin Pelin - 21 mijë euro dhe 16 mijë në Kavarna.
Harta tregon gjithashtu territore të mëdha në të cilat investimet e huaja praktikisht mungojnë - pjesë të mëdha të Bullgarisë Veriore, veçanërisht përgjatë lumit Danub, përgjatë kufirit me Serbinë, si dhe në rajonet malore.
Ju ofrojmë të lexoni histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë në pesë pjesë:
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..