Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë feston 100 vjetorin e Ljuben Zidarov dhe punën e tij të gjatë krijuese

Foto: sbh.bg

Unioni i Artistëve Bullgarë feston 100 vjetorin e lindjes së një prej ilustruesve më të njohur dhe më të dashur bullgar - artistit Ljuben Zidarov (23.12.1923 - 3.01.2023). Me këtë rast u organizua një ekspozitë me piktura në pronësi të 20 galerive të artit në vend, koleksioneve private dhe familjes Zidarov. Krahas ekspozitës në galerinë në rrugën Shipka 6, çdo ditë ka edhe shfaqje të filmit "Pasqyra magjike e Ljuben Zidarov-it" me regji të Marija Nikollovës.

Duke i kushtuar më shumë se shtatë dekada artit të librit, Ljuben Zidarov është ndër krijuesit e prirjes moderne në ilustrimin bullgar të viteve 60-të dhe është gjithashtu ndër themeluesit e librit komik të vizatuar në Bullgari dhe i revistës së parë bullgare me ilustrime për fëmijë „Sllavejçe“ (1957). Biografia e tij e pasur krijuese si ilustrues përfshin qindra vepra klasike, duke përfshirë "Përrallat e Andersenit", "Përrallat e Shekerezadës", "Ishulli i thesarit", "Konti i Monte Kristos", "Princi dhe i varfëri", "Kolibja e xhaxhi Tomit" dhe shumë të tjera. Si një artist me një shkrim satiriko-poetik karakteristik, të paimitueshëm, Ljuben Zidarov ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e pikturës së kavaletit, akuarelit dhe tekstileve artistike. Ekspozita është e hapur deri më 23 mars 2024.

Foto: sbh.bg

Përpiloi: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD
Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD