Skiatori Albert Popov është sportisti numër 1 i Sofjes për vitin 2023. Në një ceremoni në Muzeun e Sportit të Stadiumit “Vasill Levski”, ai u nderua për podiumin e tij të parë të Kupës Botërore të Skive Alpine në Palisejdes Taho. Atëherë ai zuri vendin e tretë në sllallom dhe u ngjit në pozitën e 15-të në renditjen përfundimtare të kësaj disipline gjatë sezonit. Popov falënderoi për njohjen dhe u bëri thirrje të rinjve të merren me sport.
Vendin e dytë e zuri Joana Ilieva - fituese e medaljes së bronzit në skermë në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano dhe kampione e Evropës deri në 23 vjeç nga Budapesti.
Vendin e tretë e zuri shahistja Antoineta Stefanova, kapitene e ekipit bullgar të shahut, i cili fitoi titullin ekipor evropian për femra në Budva (Mali i Zi).
Pas tyre, i katërti, erdhi sportistja e gjimnastikës ritmike Borjana Kalein, e cila fitoi dy medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për femra në Valencia dhe fitoi një kuotë olimpike për Paris 2024.
Skiatori Albert Popov dhe shahistja Bellosllava Krësteva u zgjodhën fytyra të Sofjes – “Kryeqytet Botëror i Sportit” për vitin 2024.
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..