Vreshtarët dhe prodhuesit e verërave në rajonin e qytetit të Bullgarisë Juglindore Strallxha shënojnë festën e Shën Trifonit në stilin e vjetër më 14 shkurt, njoftoi pushteti vendor. Rituali tradicional i krasitjes së hardhive do të zhvillohet në masivet përreth qytetit, ku do të shpallet edhe “Mbreti i ri Trifon”.
Festimi do të shoqërohet edhe me një konkurs për verën e kuqe dhe të bardhë, pelinin dhe rakinë më të mirë nga rajoni i qytetit të bërë në shtëpi. Pasi të krasiten hardhitë, prodhuesit më të mirë të pijeve prej rrushi në shtëpi do të shpërblehen në një ceremoni zyrtare në qytet.
Në të gjithë vendin shënohet festa e vreshtarëve dhe verëbërësve, ku tradicionalisht krasiten hardhitë dhe organizohen konkurse për verën më të mirë të bërë në shtëpi.
Kur kemi një rast të veçantë dhe takohemi me të afërm ose miq, në shenjë respekti dhe si kujtim, zakonisht u dhurojmë atyre një dhuratë së bashku me një kartolinë të bukur. Në të kaluarën, kartolina e marrë ruhej si një kujtim i dashur dhe madje..
E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas..
148-vjetori i Kryengritjes së Prillit - një pikë kthese në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman – shënohet sot në qytetin e Klisurës. Dhjetëra anëtarë të Shoqërisë "Tradita" me kostume origjinale dhe të armatosur me armë autentike do..
Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin..
Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata..
Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë. Jo rastësisht për koncertin u..