Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev është gati me një këngë të re. "Cila je ti?" lindi si ide edhe para daljes së albumit, por nuk hyri në të dhe tani u realizua në një mënyrë krejt tjetër. Kënga është shkruar si të tjerat – Alek së pari kompozon muzikën, pastaj bën strukturën e këngës dhe në fund shkruan tekstin.
"Cila je ti?" është me tingëllimin e njohur dhe karakteristik për muzikantin Alek Kirev, por stilistikisht ka pak të përbashkëta me veprat e tij të mëparshme. Aleku ia atribuon këtë pjesërisht faktit se ai punon me njerëz të ndryshëm. "Cila je ti?" u realizua me Robi Nikollovin, i njohur jo vetëm si autor dhe interpretues, por edhe si producent muzikor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Alek Kirev musicNë fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka..