Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev është gati me një këngë të re. "Cila je ti?" lindi si ide edhe para daljes së albumit, por nuk hyri në të dhe tani u realizua në një mënyrë krejt tjetër. Kënga është shkruar si të tjerat – Alek së pari kompozon muzikën, pastaj bën strukturën e këngës dhe në fund shkruan tekstin.
"Cila je ti?" është me tingëllimin e njohur dhe karakteristik për muzikantin Alek Kirev, por stilistikisht ka pak të përbashkëta me veprat e tij të mëparshme. Aleku ia atribuon këtë pjesërisht faktit se ai punon me njerëz të ndryshëm. "Cila je ti?" u realizua me Robi Nikollovin, i njohur jo vetëm si autor dhe interpretues, por edhe si producent muzikor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Alek Kirev musicNë vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka..