16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të po këtij viti hyri në fuqi edhe Kushtetuta e vendit miratuar nga Parlamenti. Sipas saj, Kosova shpallet “shtet i pavarur dhe sovran” me formë qeverisjeje “republikë parlamentare”.
Me vendim të qeverisë të datës 20 mars, Bullgaria e njohu zyrtarisht Kosovën si një shtet i pavarur, me të cilin të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.
Me kalimin e viteve bashkëpunimi midis dy vendeve tona po thellohet dhe po zgjerohet. Te data e sotme Sofja jep mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës dhe për forcimin e statusit ndërkombëtar të këtij vendi.
Vjet me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë një vizitë zyrtare në Kosovë bëri Nënpresidentja Ilijana Jotova. Gjatë takimit me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, zonja Jotova tha: “Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”.
Në fund të vitit 2023 edhe kreu i shtetit Rumen Radev bëri një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu. Në fokus të vizitës ishte zhvillimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, perspektiva evropiane e Kosovës dhe zhvillimi i komunitetit bullgar në vend. Statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare u diskutua edhe gjatë vizitës së Nënpresidentes Jotova.
“Bullgaria jep një kontribut të veçantë në çdo fazë të krijimit të shtetit tonë dhe të ruajtjes së paqes, njohjes së pavarësisë së Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë”, tha Vjosa Osmani-Sadriu pas takimit të saj me kreun e shtetit bullgar. Ajo theksoi se mbështetja e Bullgarisë për Kosovën filloi në vitin 1999, kur, sipas saj, vendi ynë për herë të parë tregoi përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin në vend.
Edhe marrëdhëniet kulturore dypalëshe thellohen.
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..