Pas një takimi me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme, Maria Gabriel, deklaroi në një konferencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme se nuk do të nënshkruajë të ashtuquajturën “memorandum menaxhues” me “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB). Sipas fjalëve të ministrit të vetëm të lëshuar nga GERB-SDS, dokumenti i propozuar nga partnerët aktualë në qeveri shkel kushtetutën dhe përfaqëson "mospërputhje totale me parimet themelore të demokracisë".
Zëvendëskryeministrja tha se për këtë vendim ka njoftuar ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Sipas saj, propozimi i PP-DB sugjeron që shteti të ndahet mes dy koalicioneve dhe të ndahen rregullatorët, gjyqësori, shërbimet dhe organet e kontrollit, gjë që mund të çojë në kontrollin e tyre politik. Maria Gabriel e cilësoi dokumentin e propozuar nga PP-DB si një ultimatum dhe një përpjekje për të ndryshuar ligjet, sipas interesave partiake. Përveç kësaj, ndryshimet e propozuara në shërbime përkojnë me zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe nuk ka argumente nëse këto ndryshime nuk do të rrezikojnë sigurinë kombëtare, theksoi gjithashtu Maria Gabriel.
Kujtojmë se "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" i propozoi GERB-SDS një memorandum menaxhues, në të cilin shkruhet se nëse arritja e mirëkuptimit rezulton e pamundur, palët do të bien dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Thellimi i mosmarrëveshjeve në jokoalicionin qeverisës i paraprin rotacionit të pritshëm të postit të kryeministrit në mars, për të cilin PP-DB dhe GERB-SDS ranë dakord për përbërjen e këshillit aktual ministror.
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..