Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike Kombëtare".
Në takim morën pjesë ministri i kulturës Krëstjo Krëstev, zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva dhe kryetari i Unionit turistik Vencisllav Venev.
U shqyrtuan 14 aplikime. 7 prej tyre janë miratuar. Midis tyre janë Sinagoga në Sofje, Muzeu Historik në Strellça, Observatori Kombëtar Rozhen dhe Muzeu i Karstit të Rodope në Çepellare, Dogana e lashtë "Dimum" pranë kampit "Belene" dhe Muzeu Historik në Sevlievo me Kalanë “Hotaliç”.
Për shumë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare mund të lexonin në faqen shqip të Radio Bullgarisë në rubrikën “100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE”.Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..