Me një koncert të këngëtares bullgare Mimi Ivanova më 27 shkurt fillon Java e Kulturës Bullgare në Australi. Me një sërë ngjarjesh kulturore dhe argëtuese komuniteti bullgar në këtë vend të largët do të shënojë Festën Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsin.
Veprimtaria u organizua nga Shoqata Kulturore dhe Sociale Bullgare "Rodina" në Sydney. Organizata është pasardhëse e Shoqërisë “Rodina-Sydney”, e themeluar më 10 mars 1978. Qëllimi kryesor i Shoqatës është të promovojë njohuritë dhe të kuptuarit e kulturës dhe historisë bullgare duke organizuar ngjarje sociale, ekspozita dhe forume kulturore, si dhe për të krijuar “strehë të fortë dhe të bashkuar, larg rrënjëve vendase”.
Bashkatdhetarët tanë të pranishëm në koncert do të kenë mundësi të dëgjojnë një nga këngët më të njohura të Mimi Ivanovës "Ah, ky shi" me tekst të poetit Bogomill Gudev dhe muzikë të kompozitorit Atanas Kosev. Aranzhmanin e bëri Razvigor Popov, i cili për vite me radhë është bashkë me Mimi Ivanova si në skenë ashtu edhe në jetë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..