Ekspozita “Bullgarët në Ballkanin Perëndimor në shekujt XIX-XXI” hapet sot, 1 mars në orën 15:30 në galerinë “Qershia e vjetër” në fshatin Razhdavica të rrethit të Kjustendilit. Fokusi është në të kaluarën dhe të tashmen e bullgarëve, të cilët banojnë në katër shtete - Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, të vendosura në një pjesë të territorit që ka fituar popullaritet si "Ballkani Perëndimor", transmeton galeria.
Materialet e paraqitura janë nga fusha e historisë, gjuhës, etnodemografisë, kulturës dhe traditave të bullgarëve në rajon - dëshmi e rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe kujtesës kombëtare. Ngjarja është pjesë e projektit "Bullgarët në Ballkanin Perëndimor (100 vjet para dhe pas “Neuilly”)" të Fondit "Kërkime Shkencore" - Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Organizata bazë - Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Janë të ftuar ballkanasit që e duan mënyrën e jetesës dhe kulturën ballkanike, e cila na bashkon dhe nuk na ndan”, thekson gjithashtu galeria.
Ju ofrojmë të lexoni disa nga artikujt tanë për bullgarët në Shqipëri, me të cilët u takua ekipi i Radio Bullgarisë në fund të vitit të kaluar:
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...