Sot i urojmë ditëlindjen fyelltarit virtuoz Teodosij Spasov. I lindur më 4 mars 1961 në qytetin Isperih, ai filloi t’i binte fyellit kur ishte vetëm 9 vjeç. Pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Muzikës "Filip Kutev" në Kotell, e vazhdoi arsimin në Akademinë e Artit Muzikor dhe Vallëzimit në Plovdiv, ku pati mundësinë të luante muzikë me kolegë të zhanreve të ndryshme. Kjo përcaktoi zhvillimin e tij si instrumentist me kërkime në drejtime të shumta. Kështu ai formoi një stil karakteristik unik. Teodosij Spasov është i pari që ekzekutoi xhazin në kavall. Përzierja e muzikës popullore me elemente të xhazit dhe të muzikës klasike përbën bazën e shumicës së veprave të tij prej autori.
Në mesin e tyre është suita me tre pjesë "Vajza e rërës", e përfshirë në albumin me të njëjtin emër nga viti 1989. Në regjistrim mori pjesë Filarmonia e Plovdivit me dirigjent Kirill Grozdanov.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..