Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira, vende-vende me reshje shiu, por tashmë ato do të jenë më të dobëta. Pas mesnatës dhe paradite, në disa rajone, kryesisht në veri të malit Stara Pllanina, ka mundësi që reshjet të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 2°.
Ditën e premte para mesditës reshjet do të fillojnë të pushojnë, më së voni në zonat malore. Vranësirat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë të ndjeshme, por pas mesditës do të shpërndahen nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, e cila në mbrëmje do të ulet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore, gjatë ditës nën 900-1000 m - reshje shiu, të cilat do të ndalojnë deri në mbrëmje në shumicën e zonave. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 3°, në 2000 m - rreth minus 3°.
Përgjatë Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 7°- 8°, afër temperaturës së ujit të detit.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..