Preferencat muzikore ndryshojnë sipas vendbanimit, moshës dhe arsimit, sipas sondazhit të parë të qëndrimeve muzikore në Bullgari, të kryer nga agjencia Trend në fund të vitit 2023. Çdo javë 3/4 e bullgarëve dëgjojnë muzikë, përderisa 43për qind - çdo ditë dhe ata janë kryesisht të rinj. E ashtuquajtura estradë është më e popullarizuar në mesin e grupit mbi 50 vjeç.Pop folku preferohet nga të rinjtë nën 50 vjeç dhe me më pak arsim, veçanërisht në vendbanimet e vogla. Muzika popullore dëgjohet kryesisht nga brezi mbi 50 vjeç. Sipas zhanrit, pop folku është lider - 17 për qind, i ndjekur nga muzika e stilit "pop" - 15 për qind, rok - 14 për qind, muzika e estradës - 12 për qind, muzika popullore - 6 për qind dhe muzika klasike - 5 për qind. Radioja është burimi kryesor për të dëgjuar muzikë për 39 për qind të të anketuarve. Më pas vijnë platformat televizive dhe të internetit. 56 për qind dëgjojnë muzikë në shtëpi, 21 për qind në makinë. 71 për qind thanë se nuk frekuentojnë koncerte.
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..