Sot, më 16 mars, në orën 9:30 në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje do të fillojë liturgjia mortore për Patriarkun bullgar dhe Mitropolitin e Sofjes Neofit, i cili u largua nga ne më 13 mars.
Liturgjia mortore do të kryesohet nga Mitropoliti Joan i Varnës dhe i Veliki Presllavit, aktualisht nënkryetar i Sinodit të Shenjtë. Rreth orës 11:00 do të fillojë eulogjia e Patriarkut bullgar, e cila do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu. Pas kësaj, me një kortezh liturgjik, trupi i Patriarkut të bekuar të ndjerë do të bartet nga tempulli “Shën Aleksandër Nevski" në Katedralen Metropolitane "Shën e Diela”, ku do të prehet.
Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..
Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...
Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e..
Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo..