Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partneriteti strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë ishte në fokus në Bukuresht

Institutet diplomatike të të dy vendeve mblodhën diplomatë të lartë për të diskutuar rrugën përpara në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale

Rumen Radev dhe Klaus Iohannis në nënshkrimin e një deklarate politike për partneritet strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë (Sofje, 15.03.2023)
Foto: BTA

Tryezë e rrumbullakët kushtuar përvjetorit të parë të partneritetit strategjik bullgaro-rumun u zhvillua në Bukuresht

Instituti Diplomatik Rumun dhe Instituti Diplomatik Bullgar organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: "Bullgaria dhe Rumania - një vit partneritet strategjik. Rruga përpara". 

Ngjarja në Bukuresht më 14 mars iu kushtua përvjetorit të nënshkrimit të një deklarate politike për partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë nga presidentët Rumen Radev dhe Klaus Johannis, më 15 mars 2023 në Sofje.

Me rastin e ngjarjes që e shënoi këtë përvjetor, Instituti Diplomatik Rumun theksoi: “Rumania dhe Bullgaria kanë zhvillim të përbashkët historik dhe interesa rajonale. Të dy vendet janë anëtarë të BE-së dhe NATO-s dhe kanë shqetësime të përbashkëta. Ne besojmë se është e rëndësishme të forcojmë pozicionin tonë të përbashkët në Detin e Zi në kontekstin aktual”.

Programi i forumit përfshiu fjalën hapëse të drejtorëve të dy instituteve diplomatike - Dr. Liliana Popescu-Burlan në emër të Institutit Diplomatik Rumun dhe Tanja Mihajllova, drejtoreshë e Institutit Diplomatik Bullgar. Më pas fjalën e morën Daniela Gutman – Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Rumanisë dhe Elena Shekerletova, zëvendësministre e Jashtme bullgare. Ato folën për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe për strategjinë për të ardhmen në marrëdhëniet e tyre. Fjalët përmbyllëse ishin të Shkëlqesisë së Tij Brandusa Predescu - Ambasadore e Rumanisë në Sofje dhe Shkëlqesisë së Tij Radko Vllajkov - ambasador i Bullgarisë në Bukuresht.

Institutet diplomatike të dy vendeve janë ndër institucionet që kanë avancuar marrëdhëniet dypalëshe në një vit të fundit që nga nënshkrimi i deklaratës së partneritetit strategjik mes dy vendeve. Në vitin 2023, Instituti Diplomatik Bullgar publikoi studimin e tij "Politika e jashtme rumune në një kontekst gjeopolitik dhe Bullgaria", në të cilin dy studiues bullgarë përshkruan jo vetëm qëllimet strategjike të politikës së jashtme rumune, por edhe potencialin për përmirësimin e marrëdhënieve bullgaro-rumune dhe propozuan qasjet, për të aktivizuar marrëdhëniet mes bullgarëve dhe rumunëve. Nga ana tjetër, Instituti Diplomatik Rumun punon në drejtim të marrëdhënieve bullgaro-rumune dhe rajonale, dhe një nga këto studime, kushtuar Bullgarisë, u përmend në këtë aktivitet.

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Rumune Razvan Dinka

Radioja Kombëtare Bullgare, e cila nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Radio Rumaninë në vitin 2023, është pjesë e këtij trendi të ndërveprimit midis institucioneve shtetërore në të dy anët e Danubit. Radio Bullgaria kishte përfaqësuesin e saj në tryezën e rrumbullakët në Bukuresht më 14 mars 2024.

Në ditët në vijim do t'ju ofrojmë më shumë informacion për bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

Lexoni më tepër për marrëdhëniet bullgaro rumune:


Foto: BTA, Instituti Diplomatik Bullgar

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD