Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dan Preda: Planet e bashkëpunimit ndërmjet Radio Rumanisë dhe Radios Kombëtare Bullgare po bëhen gjithnjë e më konkrete

Intervistë me drejtorin e Radio Romania Actualități për tendencat pozitive në bashkëpunimin mes dy mediave publike

Foto: Julija Bahovski

Më 1 shkurt 2024, një delegacion i Radio Rumania vizitoi Sofjen dhe u takua me punonjës dhe departamente të ndryshme të Radios Kombëtare Bullgare. Vizita u bazua në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy mediave publike të nënshkruar në vitin 2023. Me rastin e kësaj vizite dhe për të mësuar më shumë rreth dinamikës së këtij partneriteti mediatik, Vlladimir Mitev nga redaksia rumune e Radio Bullgarisë intervistoi z. Dan Preda - Drejtor i Radio Romania Actualității (programi i lajmeve i Radio Rumanisë, ekuivalent me programin "Horizonti" i BNR-së). 

Mirë se vini në Sofje, z. Dan Preda, Drejtor i Radio Romania Actualității. Jeni në Sofje për bisedime me drejtuesit e Radios Kombëtare Bullgare në kuadër të bashkëpunimit më të ngushtë mes mediave tona. Çfarë interesi ka Radio Rumania në bashkëpunim me BNR?

Fillimisht falënderoj kolegët e Radios Kombëtare Bullgare për ftesën. Jemi këtu për t'i dhënë përmbajtje marrëveshjes tashmë ekzistuese midis Radio Rumanisë dhe Radios Kombëtare Bullgare, një marrëveshje për bashkëpunim të mirë që po përpiqet të mishërohet. Ne jemi këtu për të diskutuar se si mund të jemi më efektivë me audiencën tonë, dëgjuesit në Rumani dhe Bullgari. Sigurisht, për informacionin që i prek ata, që ndikon në jetën e tyre dhe në këtë mënyrë ne mund të jemi më të dobishëm. Këtu zhvilluam disa diskutime pune shumë të mira, shumë të qëndrueshme me kolegët e Radios Kombëtare Bullgare për të shkëmbyer informacione që janë me interes të madh për dëgjuesit tanë, për situatën politike, ekonomike dhe sociale, për trafikun, për komunikimet, për projektet ndërkufitare, çdo gjë që është me interes të madh për dëgjuesit në të dy vendet, dhe besoj se si rezultat i këtyre diskutimeve ne së shpejti do të jemi në gjendje t'i transmetojmë njëri-tjetrit një informacion të tillë, ndoshta çdo ditë, me miratimin e të dy institucioneve.

Në dy vitet e fundit kemi parë një rritje të interesit mediatik mes Rumanisë dhe Bullgarisë, shenjë për këtë është nënshkrimi vitin e kaluar i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Radio Rumanisë dhe Radios Kombëtare Bullgare. Cilat janë lajmet, cilat tema janë më interesante dhe më të rëndësishme për audiencën rumune kur bëhet fjalë për Bullgarinë?

Është shumë e natyrshme sepse Rumania dhe Bullgaria e gjejnë veten duke bërë atë që po bëjnë dhe zbulojnë se janë në të njëjtën pjesë të Evropës, se po përballen pak a shumë me të njëjtat probleme dhe është e natyrshme të interesohen më shumë për problemet tona të përbashkëta, se si mund t'u përgjigjemi këtyre sfidave. Dhe diskutimet e sotme nxorën në pah interesin e të dyja palëve për të përballuar këto sfida. Muajin tjetër, për shembull, do të bëhet një vit nga nënshkrimi i Partneritetit Strategjik midis Rumanisë dhe Bullgarisë. Do të bëhen 20 vjet nga nënshkrimi i traktateve të anëtarësimit të dy vendeve në NATO. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë ka pasur vizita ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të tyre shtetërore. Ka një aktivizim të marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve dhe ishte e natyrshme që në këtë kuadër t'i jepej më shumë konsistencë marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy radiove. Prandaj, ne jemi të interesuar për gjithçka që është e rëndësishme për të dyja palët. Ne jemi të interesuar për sfidat dhe reagimet e autoriteteve bullgare në lidhje me çështjen Shengen. Ne jemi të interesuar për problemet dhe pritshmëritë e autoriteteve bullgare për fatin e kontratave, projekteve ndërkufitare të financuara me fondet evropiane. Ne jemi të interesuar për komunikimet, jemi të interesuar për situatat doganore, ku kamionët qëndrojnë në pikat e hyrjes dhe daljes për shumë ditë dhe humbin kohë dhe para. Ne jemi të interesuar për situatën doganore gjatë verës, kur shtetas rumunë vijnë në Bullgari me pushime ose kalojnë përmes Bullgarisë për të mbërritur në Greqi dhe Turqi. Sapo ju tregova disa nga temat të cilat, pa diskutime të tepërta, mund të jenë objekt informacioni që do të shkëmbejmë mes dy radiove.

Ju përmendët se vendet tona janë në një periudhë ku marrëdhëniet mes tyre në të gjitha nivelet po bëhen më aktive. Cili është roli dhe përgjegjësia e medias kombëtare që ne përfaqësojmë në këtë kontekst?

Mendoj se para së gjithash duhet të jemi korrekt dhe të japim informacion të mirë e cilësor dhe në këtë mënyrë të shmangim lajmet e panumërta të rreme që janë të shumta në shtypin e rrugës në Bullgari dhe Rumani. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se temat serioze dhe këto projekte që ekzistojnë dhe zbatohen mes dy vendeve janë gjëra dhe tema që trajtojnë si Radio Rumania ashtu edhe Radioja Kombëtare Bullgare dhe duhet të ndajnë me njëra-tjetrën. Siç thashë, ka edhe projekte që po zhvillohen pak a shumë mirë, por gjithsesi po zhvillohen në nivelin e qyteteve të Danubit në të dy anët e lumit. Duhet të shohim se si zhvillohen, si i pranojnë qytetarët, sa të përkushtuara janë autoritetet e të dy vendeve për përfundimin e këtyre projekteve, të cilat përfundimisht do ta bëjnë më të mirë jetën e komuniteteve në Rumani dhe Bullgari. Jam i bindur se mediat publike, me fuqinë që kanë në Bullgari dhe Rumani, do të jenë në gjendje t'i japin përmbajtje këtyre përpjekjeve. Dhe jam i sigurt se do të përmbushim detyrën tonë për t‘i qëndruar besnik misionin tonë publik për të informuar dëgjuesit dhe kolegët tanë nga Radioja Kombëtare Bullgare.

Foto: Julija Bahovski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 26 prill 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 26 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju japim informacion për një projekt të financuar nga Bullgaria, i cili do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e..

botuar më 24-04-26 3.00.MD

Bullgaria sot – 25 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju prezantojmë Korin e Dhomës "Vasill Arnaudov" dhe do t’ju informojmë për koncertin e tyre të radhës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.37 – Lajmet  10.29 –..

botuar më 24-04-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas do t’ju njohim me një mësues nga Pogradeci i cili ende ruan lidhjet me Bullgarinë. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përralla” të grupit P.I.F. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-04-24 3.00.MD