Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i përkohshëm i kishës do të jetë Mitropoliti Grigorij

Mitropoliti i Vracës Grigorij
Foto: BGNES

Sinodi i Shenjtë zgjodhi unanimisht kryetar të përkohshëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare Mitropolitin 54-vjeçar të Vraçës Grigorij. Mitropoliti Grigorij do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e një patriarku të ri. Ajo duhet të organizohet dhe mbahet brenda 4 muajve të ardhshëm. Në postin e Patriarkut mund të zgjidhen 9 nga 13 mitropolitë. Sipas statutit të Kishës Ortodokse Bullgare – ata duhet të kenë mbushur moshën 50 vjeç dhe të kenë qenë mitropolitë për të paktën 5 vjet. Një nga pretenduesit e mundshëm, Mitropoliti i Plovdivit, Nikollaj, njoftoi se nuk do të kandidojë për patriark. Kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë do të kryejë edhe detyrën e Mitropolitit të Sofjes, tha zëdhënësi i Sinodit, Peshkopi i Stara Zagorës Qipriani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 kompani marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes “Hemus 2024”

Kompani nga 25 vende do të prezantojnë risitë në industrinë e mbrojtjes në Ekspozitën Ndërkombëtare për Produkte dhe Shërbime të Mbrojtjes "Hemus 2024" në Plovdiv. Forumi do të mbahet nga 5 deri më 8 qershor 2024 në Qytezën e Panairit Ndërkombëtar të..

botuar më 24-06-05 6.10.PD

Parashikimi i motit për 5 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë shtrëngata dhe kushte breshëri. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-06-04 7.35.MD

Shpenzimet e mbrojtjes janë tashmë mbi 2% të PBB-së

Blerja e sistemit raketor të artilerisë Himars, për fat të keq, nuk është pjesë e perspektivës imediate të ushtrisë bullgare, tha zëvendësshefi i mbrojtjes gjeneral-toger Mihaill Popov pas përfundimit të stërvitjes më të madhe të Forcave Tokësore..

botuar më 24-06-04 6.17.MD