Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj Ekaterina Pereligina nga Austria. Për një vend në finale, me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh, Denisllava do të luajë kundër Anna Siskova nga Çekia, e cila zuri vendin e dytë n[ renditje.
Një javë më parë, Glushkova fitoi titullin për teke në një turne tjetër për femra në Antalia, sërish me një fond çmimesh prej 15 mijë dollarësh.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..