Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do të ketë reshje. Era e fortë jugore do të sjellë masa të ngrohta ajrore nga Afrika e Veriut. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-25°, në kryeqytet - 20°.
Deri në mesditë do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Më pas do të ketë vranësira dhe shi. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 15° në veri deri në 20° në jug. Uji i detit është 9-10°.
Deri në mesditë do të ketë reshje shiu në masivet perëndimore të maleve. Erë e fortë jugperëndimore do të sjellë vranësira dhe reshje në drejtim të lindjes. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 13°, në 2000 m deri në 6°.
Të premten reshjet pushojnë, temperaturat rriten.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..