Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së Kulturës "Sredec".
Studioja vokale "Dëga" u formua në vitin 1993 nga kompozitori Dimitër Kërnollski dhe pedagogia vokale Snezhana Polihronova – Kërnollski në Shtëpinë e Kulturës “Sredec”. Që atëherë e deri më sot studioja nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj dhe në radhët e saj kanë kaluar qindra fëmijë dhe adoleshentë të talentuar. Këngëtarët e rinj japin rregullisht koncerte në Sofje dhe në vend, bëjnë regjistrime në BNR dhe BNT, marrin pjesë në dublimin e filmave për fëmijë, fitojnë vendet e para në konkurse dhe festivale kombëtare, realizojnë turne jashtë vendit. Këngëtarët e Studios "Dëga" kanë përfaqësuar vendin tonë në forume ndërkombëtare në më shumë se 30 vende. Këngëtarët e formacionit janë nikoqirë muzikorë të festivaleve "Orfeu në Itali", "Kampi Veror Karnollski", "Magjia italiane" dhe "Kurora e Orfeut" - Greqi.
Sot në studio vokale trajnohen rreth 40 fëmijë të ndarë në tre grupmosha. Repertori i tyre përfshin mbi 300 këngë nga zhanre të ndryshme muzikore - nga muzika korale dhe kishtare, aranzhimet moderne të veprave të kompozitorëve Hendell, Mozart, Beethoven, Vivaldi, Pergolesi etj., deri te folklori, pop, rok, folk xhaz, rap, R&B. Ata i prezantojnë veprat në mënyrë monofonike ose polifonike (deri në tetë zëra), duke i plotësuar ato me etyde teatrale, valle dhe forma të tjera skenike.
Drejtoresha kryesore artistike e Studios "Dëga" është Snezhana Polihronova – Kërnollski. Ajo është një nga pedagoget kryesore vokale bullgare, me përvojë të madhe në punën me fëmijët. Është gjithashtu anëtare e jurive ndërkombëtare në Itali, Bullgari, Poloni, Spanjë, Rusi, Letoni, Izrael etj. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe Valle "Dobrin Petkov" dhe Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura "Prof. Asen Diamandiev" - Plovdiv. Në fillim të viteve 80-të, zonja Polihronova filloi punën si mësuese muzike në qytetin e Kërxhalit, ku drejtoi një kor të shkollës me mbi 180 fëmijë. Në këtë qytet ajo krijoi grupin e parë për fëmijë, të cilin e quajti Grupi Vokal "Dëga". Repertori interesant, përgatitja e mirë vokale dhe prania artistike skenike e këngëtarëve të vegjël e bëjnë grupin shumë shpejt popullor dhe të kërkuar jo vetëm në Kërxhali. Shfaqjet e grupit të fëmijëve takuan Snezhanën me burrin e saj të ardhshëm dhe bashkmendimtar Dimitër Kërnollski - një kompozitor i famshëm i këngëve për fëmijë. Të dy filluan të punojnë së bashku, dhe në fund të vitit 1992 u vendosën në Sofje. Një vit më vonë krijuan Studion Vokale "Dëga", e cila sot feston tre dekada. Ata gradualisht zgjeruan pa masë aktivitetet e tyre - organizuan koncerte, konkurse, etj.
"Bashkëshorti im ishte vërtet një novator - thotë zonja Polihronova. - Të tijat janë idetë për të gjitha konkurset tona, të cilat filluam t'i organizojmë pas vitit 1993, megjithëse vitet ishin shumë të vështira. Në vitin 1994 filluam të organizonim festivalet tona private.Por në vitin 2009, ai u largua nga kjo botë. Unë dhe djali ynë - Dimitër Kërnollski - i ri, vazhduam. Edhe pse ishte ende adoleshent kur humbi të atin, ai arritit’i kryente gjërat. Babai i tij la mbi 300 këngë për fëmijë. Nuk ka libër shkollor muzikor që të mos përmbajë ndonjë këngë prej tij, nuk ka konkurs këngësh për fëmijë që të mos ketë veprën e tij. Në vitin 2023 organizuam një festë kombëtare të këngës bullgare për fëmijë, të cilën ia kushtuam babait Kërnollski. Ne planifikojmë ta bëjmë traditë këtë festë. E mbajtëm në Shtëpinë e Kulturës “Sredec”, udhëheqja e së cilës gjithmonë i mbështet projektet tona. Puna me Studion Vokale "Dëga" është jashtëzakonisht e këndshme dhe e kënaqshme. Fëmijët që këndojnë me ne jo gjithmonë e zgjedhin muzikën si profesion, por ajo mbetet përgjithmonë pjesë e jetës së tyre. Më kanë thënë se aftësia e tyre për të kënduar dhe për të qenë artistikë në skenë u ka fituar shumë miq. Mes këngëtarëve tanë ka mjaft muzikantë të njohur. Të gjithë i mbaj mend si fëmijë, kujtoj hapat e tyre të parë. Kjo është shumë emocionuese. Ndonjëherë fëmijët vijnë shumë të ndrojtur, ata janë të shqetësuar për të kënduar. Por së shpejti ata i kapërcejnë të gjitha këto, gëzohen dhe fjalë për fjalë fluturojnë nëpër skenë. Ia vlen gjithë mundimi për të shijuar rezultate të tilla. Thjesht duhet të shikosh përpara dhe të besosh në atë që po bën.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Studioja vokale "Dëga"
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..