Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të Turneut Masters 1000 në Miami. Bullgari mundi me 6:2, 6:4 numrin 1 në skemë dhe numrin 2 në renditjen botërore Karllos Alkaras nga Spanja. Kështu, Dimitrov do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale në Miami, ku do të takohet me numrin 5 të renditjes botërore, Aleksandër Zverev nga Gjermania. Gjermani deri më tani në ndeshjet direkte me Dimitrov kryeson me 7 fitore kundrejt 1. Grigor Dimitrov me fitoren e fundit u ngjit në vendin e 11-të në renditjen botërore.
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e..