Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve dhe rrugëve, është të ofrojë navigim dhe orientim më të mirë për përdoruesit, si dhe të tregojë rrugë dhe pika turistike në aplikacion.
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...