Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 4-9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-27°, në kryeqytet 24°.
Do të mbajë mot me diell përgjatë Detit të Zi me erë të dobët deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat e ajrit do të jenë 16-19°. Uji i detit është 12-13°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja në zonat e larta dhe të ekspozuara. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 18°, në 2000 m deri në 11°.
Ditën e mërkurë moti do të jetë i pandryshuar.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..