Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm rreth Tokës, i cili zgjati 1 orë e 48 minuta. Pikërisht tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më 10 prill 1979, Bullgaria u bë vendi i gjashtë në botë që dërgoi përfaqësuesin e saj në kozmos - Georgi Ivanov.
Të dy ngjarjet janë tradicionalisht në fokus të programit special të Muzeut të Aviacionit në fshatin Krumovo, afër Plovdivit. Vizitorët kanë mundësinë të shohin ekspozitën e përgatitur posaçërisht "Rruga drejt yjeve", kushtuar 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov në bordin e anijes kozmike Sojuz-33.
Ekspozita paraqet edhe pjesëmarrjen e Bullgarisë në programin "Interkozmos", në kuadër të të cilit vendi ynë u bë vendi i gjashtë në botë që dërgoi një astronaut dhe i treti që prodhon ushqim kozmik. Vizitorët në muze do të mësojnë detaje rreth programit kërkimor të fluturimit dhe problemeve që u shfaqën dhe dështuan lidhjen e planifikuar me kompleksin orbital Soljut-6, duke e bërë të detyrueshëm kthimin e hershëm në Tokë.
Përmes një prezantimi të veçantë, kureshtarët do të njihen me detaje rreth kontributit bullgar në fushën e kërkimeve teknologjive kozmike, çfarë pajisjesh kanë fluturuar në hapësirë, kur dhe pse shkencëtarët bullgarë studiojnë jonosferën – pjesë e atmosferës së sipërme mbi sipërfaqen e Tokës, e cila është pjesërisht e jonizuar, nga e cila në masë të madhe varet jeta e planetit tonë.
Do të tregohen edhe shumë fakte interesante për fluturimin e kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov, i cili fluturoi më 7 qershor 1988 me anijen sovjetike "Sojuz TM-5" në një ekip me rusët Anatoli Solovjov - komandant fluturimi, dhe me Viktor Savinih - inxhinier fluturimi. Një fakt pak i njohur është se 9 vjet më parë, Aleksandër Aleksandrov ka qenë “dublues/rezervë” e Georgi Ivanovit. "Njeriu këtu, në Tokë, nuk mund ta imagjinojë se si është të jesh në hapësirë të hapur," tha kozmonauti i dytë bullgar pak kohë më parë në një bisedë me Diana Cankovën për Radio Bullgarinë.
“Në të kaluarën, kur bëheshin hapat e parë në Kozmos, besohej se rrymat e meteorëve, grimcat e rënda ndërgalaktike dhe rrezatimi do të ishin armiku kryesor i eksplorimit të hapësirës, ndërsa mungesa e peshës është një gjendje e këndshme në të cilën ju notoni në hapësirë si një zog. Mirëpo, rezultoi se është pikërisht kjo që nuk i lejon të gjithë të fluturojnë në hapësirë për shkak të shumë faktorëve të dëmshëm që ndikojnë në organizmin e njeriut”.
Ajo që kemi arritur është unike për kohën e saj, është kategorik kozmonauti bullgar. Ekuipazhi i "Sojuz TM-5", përfshirë Aleksandrovin, ishte i pari që kompjuterizoi 56 eksperimentet e kryera në katër drejtime. Një nga më të rëndësishmet, sipas tij, lidhet me gjumin e astronautëve.
"Gjumi është një eksperiment unik dhe është kryer nga amerikanët para nesh, por pa sukses sepse astronauti i tyre nuk ka fjetur. Dhe ne e dimë se gjumi është faktori kryesor që rikthen trupin. Prandaj, ne e kryem eksperimentin një muaj para fluturimit, gjatë fluturimit dhe një muaj pas tij dhe vërtetuam se kozmonauti mund të rikuperohet në hapësirë. Dmth, gjumi i thellë, gjumi i lehtë dhe gjumi para zgjimit janë gjithashtu të pranishëm atje. Kjo tregon se fluturimet në planetë dhe galaktika të tjera mund të jenë bërë, kështu që Bullgaria ka një kontribut të madh në fluturimet ndërkombëtare në hapësirë”.
Ndër fëmijët që do të vizitojnë Muzeun e Aviacionit në Krumovo mund të jetë edhe trashëgimtari i Georgi Ivanov dhe Aleksandër Aleksandrov. Për të zgjuar kureshtjen e tyre, organizatorët kanë planifikuar një lojë edukative "Misioni Mars", e cila do të sfidojë shpirtin konkurrues të të vegjëlve dhe do t'i njohë ata me fakte kurioze për planetin Mars.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: airmuseum-bg.com, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..