Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris.
Nga data 12 deri më 14 prill në sallën "Arena Sofia" 57 gjimnaste dhe 15 ansamble nga 43 vende do të garojnë për çmimet e Kupës së Botës në kryeqytetin bullgar. Do të marrin pjesë më të mirat - me përjashtim të kampiones së botës Daria Varfolomeev nga Gjermania dhe ansamblit të Kinës.
"Kupa do të jetë një tregues i asaj që do të ndodhë në Lojërat Olimpike," thotë Nevena Vlladinova, nënkryetare e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike dhe kryegjyqtare e turneut. “Kam më shumë se një muaj që jam duke u përgatitur për këtë garë. Janë bërë të gjitha detajet e organizimit të garës dhe këtë fundjavë do të mbahet një garë shumë spektakolare për medaljet”, shtoi ajo.
Katër gjimnastet tona konkurrojnë çdo ditë në sallën e stërvitjes, si dhe në ditët e provimeve, që në thelb janë garat përpara forumit më të madh sportiv në Paris. Ëndrra e madhe e Borjana Kalejn, Stilijana Nikollova, Eva Brezalieva dhe Ellvira Krasnobaeva është të marrin njërën nga dy kuotat olimpike. Prej tyre do të shohim Borjana dhe Stilijana në Botërorin në shtëpi.
"Të katër vajzat janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe secila prej tyre mbart diçka karakteristike në vetvete, por më e mira është se ato janë të barabarta - tha Nevjana Vlladinova për Radio Bullgarinë. - Stilijana është shumë tërheqëse, Borjana është shumë femërore dhe artistike, Eva sjell diçka. në vetvete, që quhet 'X faktori', dhe Ellvira është si një statujë - nuk shkel tapetin teksa performon. Të gjitha tregojnë gjimnastikë të ndryshme në një nivel të jashtëzakonshëm."
Në ansamble vendin tonë do ta përfaqësojnë Magdalina Minevska, Sofia Ivanova, Kamelia Petrova, Rjeçëll Stojanov dhe Margarita Vasileva. Pas krizës që përjetuan vitin e kaluar dhe rinovimit të skuadrës, vajzat janë në një formë të shkëlqyer dhe mund të përsërisin suksesin historik të ansamblit tonë të artë nga Olimpiada e Tokios në vitin 2021, beson Nevjana Vlladinova.
"Ato janë padyshim më të fortat në botë dhe me kombinimet më të forta - sidomos këtë sezon - vazhdon nënkryetare e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike. - E vetmja gjë që kërkohet prej tyre është të jenë të qetë dhe të mos gabojnë. Pra ky është një qëllim absolutisht i arritshëm. Për momentin vajzat duken shumë më të bashkuara. Si gjithmonë trajnerja e tyre Vesella Dimitrova ka tejkaluar veten në përgatitjen e kombinimeve dhe ato duken rrënjësisht ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani. Vallet janë shumë komplekse, me elemente interesante dhe tërheqëse, me shpejtësi te madhe - 2 minuta e gjysmë, në të cilat nuk të zë fryma. Veç kësaj, gjimnastet janë tashmë një skuadër vërtet e formuar dhe kur hyjnë ne sallë të gjithë e dinë që kjo është Bullgaria dhe i shikojnë me shume interes ."
Në Kupën e Botës në Sofje, bullgaret në garën individuale do të luftojnë për medalje së bashku me italianet Sofia Raffaeli dhe Milena Baldassarri, me Daria Atamanov dhe Daniela Munitz nga Izraeli, me ukrainasit Viktoriia Onopriienko dhe Taisia Onofrichuk. Në ansamble, garueset nga Izraeli, Italia, Japonia, Brazili dhe Ukraina do të garojnë për medaljet së bashku me skuadrën tonë.
“Forca e gjimnastikës ritmike bullgare është e njohur dhe është në kompozimet e mira, në muzikën e zgjedhur mirë dhe në atraktivitet”, vë në dukje përparësitë e gjimnasteve tona, ish-“vajza e artë” Nevjana Vlladinova.Sipas saj, gjimnastet tona kanë kombinime të forta dhe me vështirësi shumë të lartë, ndaj dhe në procesin stërvitor para Olimpiadës, theksi vihet te përsosja e performancës.“Sigurisht që nuk është vonë për disa ndryshime kozmetike”, shton ajo.
Ndërkohë, gjimnastët tanë po bëjnë maksimumin për synimin e madh për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe ngjitjen në shkallën më të lartë. Para Parisit, megjithatë, ata kanë tre Botërorë të tjerë përpara, Kampionatin Evropian në Budapest, Kupën e parë Evropiane në Baku.
Dhe, natyrisht, performanca e tyre para publikut vendas. Kupa e Botës sivjet do të jetë ndryshe jo vetëm sepse mbahet në vitin olimpik, por edhe për shkak të mbështetjes ndaj skuadrës së të ardhmes - fëmijëve të Bullgarisë. Në ditën e parë të garës, të gjitha të ardhurat e biletave do të dhurohen për kauzën e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët - UNICEF.
Foto: sofiaworldcup2024.com, facebook.com/BGRGfederation, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..