“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë".
“Në përgjithësi, GERB-it i tregojmë karton të kuq për punën në tre muajt e fundit”, komentoi para gazetarëve bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.
Sipas PP-DB, Rosen Zheljazkov abuzon me pushtetin dhe autoritetin dhe punon në interes të bllokut politik GERB-DPS. Koalicioni tregon edhe arsye specifike - ndër to "shkelje në procedurën për përfundimin e parakohshëm të mandatit të menaxherit të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore Stanimir Mihajllov".
Kirill Petkov saktësoi se edhe partia “Vëzrazhdane” kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor. Sipas tij, çështja me tërheqjen e mundshme të Rosen Zheljazkov do të shqyrtohet sot në sallën plenare.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..