Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129 votuan “pro” propozimin dhe 103 të tjerët ishin “kundër”.
Lirimi i Rosen Zheljazkov nga posti bëhet dy ditë para largimit të deputetëve me pushime me rastin e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin Kombëtar dhe Evropian dhe festat e Pashkëve.
"Ndonjëherë duhet të heshtësh për t'u dëgjuar," tha Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij para votimit të dorëheqjes. Ai iu drejtua përfaqësuesve të popullit me fjalët: “Faleminderit për besimin dhe mosbesimin, janë pasqyrë e vetëvlerësimit”.
Qeveria miratoi një projekt-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Bullgarisë dhe të Rumanisë për krijimin enjë Shtabi të Komandës Rajonale të Komponentit të Operacioneve Speciale (HQR-SOCC). Shtabi do të kryejë planifikimin,..
Ka një synim shumë serioz për të formuar një koalicion në Parlamentin Evropian ndërmjet Partisë Popullore Evropiane, socialistëve dhe “Rinovo Evropën”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së qeverisë. Ai komentoi..
I dëgjova me shumë vëmendje fjalimet e partive politike. Askush nuk i ka përvetësuar mësimet, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaratat e para partiake në parlament. “Nuk ka parti përgjegjëse... Vetëm me DPS-në nuk mund të bëjmë koalicion,..
NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të..
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës..
Në Ditën e Enjos , kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra..