Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Foto: BGNES

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë bregdetit tonë të Detit të Zi. Dhe në Pashkët që po afrohen më 5 maj, pritet një rekord për turizmin tonë që nga viti 2019. Destinacionet e huaja të preferuara të pushimeve janë vendet fqinje të Ballkanit, por edhe Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe vende të tjera evropiane. "Por ne presim udhëtime shumë intensive të bullgarëve, kryesisht në Bullgari. Zgjedhja që mbizotëron më shumë janë resortet malore dhe ato për spa, si dhe Deti ynë i Zi" - tha Konstantin Zankov, ekspert i turizmit dhe shtoi:

"Në total, udhëtimet që presim janë nga 900 mijë deri në 1 milion gjatë pushimeve – po flasim për datat nga 1 deri në 10 maj. Kjo do të thotë se rreth 800 mijë bashkatdhetarë tanë do të udhëtojnë në Bullgari dhe 150 mijë të tjerë do të udhëtojnë jashtë vendit. Por këtu po flasim për të gjitha format e turizmit, duke përfshirë edhe vizitat e të afërmve dhe miqve. Dhe nëse në vitet e mëparshme për këtë periudhë kemi pasur rreth 600 mijë bullgarë udhëtues, tani ata janë rreth një milion, që është një rritje serioze".

Këtë vit ne festojmë 1 Majin, Pashkët dhe Shën Gjergjin njëri pas tjetrit në fillim të majit. Ndaj njerëzit po bëjnë masivisht një pushim të gjatë pranveror duke kombinuar ditët e pushimit me një ose dy ditë leje pune të paguara. "Rritja e pritshme e çmimeve në sektor është midis 5 dhe 10%, por kjo është normale, sepse kërkesa përcakton ofertën. Dhe bullgari tashmë ka rezervuar pushimet e tij më herët, gjë që i lejon atij të planifikojë më mirë shpenzimet e tij gjatë udhëtimit" - thotë Konstantin Zankov.

Inflacioni, luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, paqëndrueshmëria politike dhe zgjedhjet e ardhshme nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në qëllimet e banorëve për të udhëtuar. E njëjta gjë vlen edhe për turistët e huaj, të cilët zgjedhin Bullgarinë këtë pranverë si një destinacion të lirë dhe tërheqës.

"Për festat e Pashkëve presim rreth 80 mijë të huaj në Bullgari. Për shumë prej tyre, Bullgaria është një destinacion tradicional për Pashkë dhe për një udhëtim pranveror dhe për verën që po afron. Dhe sa i përket sezonit të verës, pritet të jetë një sezon shumë i mirë. Kemi më shumë fluturime të prenotuara nga Mbretëria e Bashkuar, rezervime jashtëzakonisht të shumta nga tregu polak dhe një rritje të lehtë në tregun gjerman, ku fatkeqësisht nuk kemi rikuperuar ende ritmin e mëparshëm. Arsyeja është se sezoni aty planifikohet shumë më herët për të pasur fluturime çarter. Shpresojmë që më në fund të arrijmë nivelet e vitit 2019, që ishte një rekord për turizmin në mbarë botën”, shpjegon Konstantin Zankov.

Sipas tij, pranimi i Bullgarisë në Shengen nga ajri dhe uji nuk ndikon në turizmin tonë, por e bën më të shpejtë dhe më të këndshëm udhëtimin e bullgarëve dhe të huajve. “Megjithatë, pranimi i Bullgarisë në Shengen me rrugë tokësore do të çojë në një rritje serioze të numrit të udhëtimeve për në Bullgari dhe nga Bullgaria”, thotë për ta përmbyllur Konstantin Zankov në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Lexoni më tepër:
Foto: BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD