Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Formacioni ekziston prej 16 vitesh si pjesë e përbërjes së Forcave të Armatosura të SHBA-së

Foto: militarymuseum.bg

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë dakord me rendin, menaxhimin dhe represionin në vendin tonë që filloi pas 9 shtatorit 1944. Një pjesë e madhe e tyre ndodhen në kryeqytete të ndryshme evropiane, pasi nuk u lejohej të ktheheshin në Bullgari dhe ndërkohë aty rrezikohej jeta e tyre. Si emigrantë politikë, disa nga këta bullgarë u bashkuan në dy formacione të krijuara në vitin 1948 - Komiteti Kombëtar Bullgar (BNK), me në krye Dr. G.M. Dimitrov dhe Fronti Kombëtar Bullgar, i udhëhequr nga Ivan Doçev.
G.M.Dimitrov (1903-1972)
Diplomacia amerikane zgjedh të bashkëpunojë me Komitetin Kombëtar Bullgar dhe kontakton me kryetarin e tij G.M. Dimitrov. E shtyn atë të fillojë krijimin e kompanive kombëtare vullnetare, të tilla siç organizohen në vende të ndryshme evropiane nga emigrantë rusë, çekosllovakë, estonezë, letonezë dhe lituanezë. Statusi i pjesëmarrësve të tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm i miratuar nga Kongresi Amerikan më 30 qershor 1950, i cili u lejon shtetasve të huaj të shërbejnë në forcat e armatosura të SHBA-së. Në vitin 1951, Kongresi zgjidhi një çështje tjetër - ndau 100 milionë dollarë fonde për formacione të ngjashme të krijuara nga emigrantët. Historiani nga Akademia  Ushtarake "G.S. Rakovski", Stojan Nikollov, në hulumtimin e tij në lidhje me këtë temë shpjegon:

"Vullnetarët e parë bullgarë erdhën që në shtator 1951 në një kazermë në qytetin Zeilsheim - një periferi dhe sot një lagje të Frankfurtit të Mainit, dhe plotësimi e kompanisë zgjati disa muaj. Ata erdhën ilegalisht nga Franca në kazermat e zonës së pushtuar amerikane. Të gjithë ata duhet të plotësonin një pyetësor nga shtabi i Komandës Ushtarake të Ushtrisë së Amerikës Qendrore në Gjermaninë Perëndimore për të verifikuar besueshmërinë e tyre politike dhe ushtarake. Kompania u formua zyrtarisht më 20 tetor 1951 me Urdhrin e Përgjithshëm Nr. 53 Lëshuar nga Shtabi i Komandës Ushtarake të SHBA-së. Ajo përbëhet prej 200 personash, të ndarë në 4 toga prej 40 personash për sigurinë dhe toga "Administrimi".  Forcat e armatosura amerikane organizuan transportin e grupeve të para të vullnetarëve - 116 persona, të transferuar me avionë nga Napoli dhe Stambolli, në bazën amerikane pranë Frankfurtit të Mainit organizuar sipas modelit të kompanisë amerikane të këmbësorisë, me një kapiten dhe rreshter të lartë nga forcat e armatosura amerikane”.
Pjesë e kompanisë pas trajnimit me një instruktor, shtator 1952.
Më anë të vendimit të Presidentit Eisenhower të 14 shkurtit 1953 u vendos detyra e ndërtimit të 15 batalioneve me një forcë totale prej rreth 25 000 njerëz. Në këto “kompani pune” nën komandën e Forcave të Armatosura Amerikane në Europë, hyjnë rreth 5 000 europianolindorë, të cilët duhet të mbështesin ushtrinë amerikane nga ana e sigurisë dhe logjistikës dhe pas tre vitesh shërbimi të mund të emigronin legalisht në SHBA. Këto njësi janë nën kontrollin e Forcave të Armatosura të SHBA-së në Evropë dhe nuk kanë asnjë lidhje me strukturat ushtarake të NATO-s.
Kompania 4093 mirëpret kryetarin e Komitetit Kombëtar Bullgar, Dr. G. M. Dimitrov.
Nga prilli 1953, për një periudhë tre mujore, kompania u zhvendos nga Zeilsheim në qytetin e afërt të Eschbornit në Frankfurt. Një pjesë e detyrave, që nga krijimi i saj, kanë qenë të lidhura me një patrullë përpara selisë së Komandës Veriore të Forcave të Armtosura Amerikane, duke relizuar sigurimin e natës në vilën e guvernatorit ushtarak të zonës së pushtimit amerikan - Gjeneral Lucius Clay.
Komandantët e kompanisë 4093 (nga lart poshtë): Stefan Bojdev, Borisllav Baiçev dhe Dimitër Krëstev.
Veprimtaria e drejtuesve të kompanisë nuk kaloi pa u vënë re nga autoritetet bullgare:

"Komandantët e kompanisë janë Stefan Bojdev, Borisllav Bajçev dhe Dimitër Krëstev - shpjegon historiani Stojan Nikollov. - Të tre janë përfaqësues tipikë të fatit të ish oficerëve të mbretërve bullgarë nën goditjet e qeverisë së Frontit Atdhetar në Bullgari".
Një togë përfaqësuese e kompanisë 4093 mirëpret Dr. G.M. Dimitrov, 28 tetor 1961
Ka pasur disa përpjekje nga Sigurimi i Shtetit Bullgar për të futur agjentë në kompani, por ato janë ekspozuar dhe kanë rezultuar të pasuksesshme. Deri në shpërbërjen në 1964, raportet tregojnë se Forcat e Armatosura të SHBA-së shpenzuan rreth 150 milionë dollarë për kompaninë.
Flamujt dhe uniformat e kompanisë 4093 në ekspozitën në Muzeun Kombëtar Historiko-Ushtarak
Foto: Muzeu Kombëtar Historiko-Ushtarak, BGNES, facebook.com / DRGemeDimitrovGeorgiMihovDimitrov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD