Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..