Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.Nuk do të ketë dallim mes Bullgarisë dhe Rumanisë në rrugën e tyre drejt Shengenit. Kështu u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar informacionin e publikuar sot për anëtarësimin e plotë të Rumanisë në Shengen nga viti i ardhshëm. “Ne presim..
Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme në vitin 2025 këmbëngul Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Në Burgas, lideri i sindikatës..
Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin e marinarëve “Shën Nikolla Mrekullibërës” në kryeqytetin tonë detar Varna (Bullgaria Verilindore) u..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..