Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi, krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik.
Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të Rilindjes për nderimin e vëllezërve nga Selaniku – Kiril dhe Methodi, më 11 maj mund t’i gjeni në "Kristomatinë në gjuhën sllave" nga viti 1852 nga Neofit Rillski.
Festa e parë u organizua me iniciativën e diplomatit bullgar Najden Gerov më 11 maj 1851 në shkollën dioqezane “Shenjtorët Kirili dhe Metodi” në qytetin e Plovdivit. Në vitin 1857, Dita e Vëllezërve të Shenjtë u nderua në kishën bullgare "Shën Stefani" në Kostandinopojë, së bashku me shërbesën për Shën Ivan Rillski.
Më 11 maj 1858, kjo ditë u festua edhe në Stara Zagora (atëherë Eski Zara) me idenë e mësuesit S. P. Ivanov me një "shërbim hyjnor" dhe një fjalim emocionues për jetën dhe veprën e Kirilit dhe Metodit. Pas vitit 1878, 11 maji u bë festë e përgjithshme shkollore për nder të mësuesve sllav brenda kufijve të Eksarkisë Bullgare. Me vendosjen e kalendarit gregorian pas vitit 1916, Dita e krijuesve të alfabetit të tretë në Evropën e bashkuar festohet më 24 maj nga bullgarët në mbarë botën. Kjo është një festë zyrtare në kalendarin e festave civile të Bullgarisë, e formuluar si: Dita e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, e alfabetit, arsimit, kulturës bullgare dhe letërsisë sllave.
Veprimtaria misionare e Kirilit dhe Metodit përfshin përkthimin në sllavo-bullgarisht të librave më të rëndësishëm kishtarë, me të cilët Vëllezërit e Shenjtë thyen dogmën e predikimit vetëm në tre gjuhët e shenjta të asaj kohe: hebraisht, greqisht dhe latinisht. Ata u akuzuan për herezi, por pas një lufte dramatike, sllavo-bullgarishtja u njoh nga kisha romake si gjuhë zyrtare liturgjike.
Shën Kiril Filozofi vdiq në 869 në Romë dhe Bazilika “San Clemente” në Qytetin e Përjetshëm u zgjodh si vendprehja e tij e fundit. Metodi vazhdoi punën e tyre deri në fund të jetës së tij në 885.
Sipas arkeologut çek, Prof. Zdenek Klanica, Metodi është varrosur në fshatin Mikullçice në Moravinë Jugore. Ky është një nga vendet që tërheq bullgarët nga Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Austria dhe Gjermania, si dhe të huajt që dëshirojnë ta nderojnë shenjtorin.
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BGNES, Aleksandra Dellova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..