Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Foto: EPA/BGNES

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive.

Nëse menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit të këtij viti formohet një qeveri e qëndrueshme dhe shmanget një periudhë e zgjatur paqëndrueshmërie e ngjashme me atë mes viteve 2021 dhe 2023, agjencia nuk pret një vonesë të konsiderueshme në hyrjen e vendit tonë në eurozonë.  Edhe nëse nuk e aplikojmë euron në vitin 2025, kjo me shumë mundësi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2026, parashikon S&P Global Ratings.

Sipas agjencisë, ekonomia bullgare ka perspektiva të forta për rritje në vitet e ardhshme. Parashikimi është për rritjen reale të PBB-së prej pak më pak se 3% mesatarisht në 2025-2027.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..

botuar më 24-07-16 11.24.PD

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD