Nga bregu i Danubit afër Kozlloduit, ku në vitin 1876 çeta e poetit-revolucionar Hristo Botev zbarkoi me anijën austriake "Radecki", filloi edicioni i 76-të i Marshit Kombëtar "Nëpër gjurmët e çetës së Botevit". 120 kilometrat deri në majën historike Okollçica, ku u zhvillua beteja e fundit e çetës, kalohen për 5 ditë. Marshimi është ngjarja më e vjetër dhe më e njohur turistike patriotike. Këtë vit pjesëmarrësit janë mbi 1600. Ka edhe një grup turistësh nga Austria. Tradicionalisht, ka më shumë studentë. Në mirëseardhjen për të pranishmit, kryetari i komunës së qytetit Vraça, Kalin Kamenov, uroi: “Sinqerisht shpresoj që marshi i Botevit të mos jetë për ju një ekskursion, por një përvojë e përzemërt në të cilën do të ndjeni dëshirën që e çoi Botevin dhe pasuesit e tij drejt vetëflijimit, që dha fillimin e lirisë sonë”.
Më 2 qershor, në majën Okollçica nderohen tradicionalisht Botevi dhe ata që vdiqën për lirinë e Bullgarisë.
Lexoni më shumë:
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..