Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pesë organizata për të drejtat e fëmijës - Child Fund Alliance, Eurochild, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe UNICEF - iu drejtuan fëmijëve dhe të rinjve të BE-së, përfshirë nga Bullgaria, për të mësuar rekomandimet e tyre për pushtetarët, vë në dukje Instituti Kombëtar i Statistikave. Rezulton se sipas 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën.
70% e fëmijëve rekomandojnë që t'u jepen më shumë mundësi për të marrë pjesë në vendimmarrje për të siguruar që pikëpamjet e tyre të dëgjohen për çështjet që ndikojnë në jetën e tyre.
Fëmijët i nxisin të rriturit të kujtojnë se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja. Prioritetet e tyre kanë rëndësi këtu dhe tani.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..