Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Artistja me origjinë bullgare shpalos botën e saj të brendshme dhe prejardhjen e saj

Foto: Facebook /Parking Art Gallery

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten, fëmijërinë dhe origjinën e saj. Kjo ekspozitë në “Parking Art Gallery”, në Tiranë rikthen lojërat e fëmijërisë duke ri-krijuar një marrëdhënie me kukullat ku dëgjohen fraza në gjuhën bullgare, të cilat vetë Enxhi u komunikon kukullave të saj. 

Puna e artistes ngjalli mjaft interes tek të pranishmit. Eksplorimi gjuhësor nëpërmjet fjalës dhe imazhit zë vendin kryesor në këtë ekspozitë. Enxhi Tufa tregon se që në fëmijëri ka qenë kurioze sa i përket rrënjëve të saj bullgare dhe ka dashur të dijë më shumë në lidhje me to, sidomos për faktin se ajo pyeste vetem pse familja e saj në bisedat e përdishme përdorte gjithmonë gjuhën bullgare. 

“Kjo ekspozitë për mua është paraqitja e parë artistike e artit tim. Me këtë ekspozitë publiku më njeh mua, prejardhjen time dhe ëndrrën siç thotë dhe titulli që dëshiroj t’ia përcjell publikut. Për mua prezantimi është gjysma e punës, prandaj doja që në këto vepra artistike të mos ishte thjesht tematika e prejardhjes sime e kompozuar në mënyrë të thjeshtë, por dhe të jetë një atmosferë mistike që të mbahet mend nga publiku, të frymëzojë shikuesin”, shprehet Enxhi në një intervistë.

Vajza e re e talentuar është një artiste pamore dhe fotografe e cila jeton në Tiranë. Në këtë moshë të re ndonjëherë nuk është e lehtë të dish se cili je. Njeriu duket se është gjihmonë në kërkim të përgjigjeve që kanë të bëjnë me jetën. Por a ka arritur ta gjejë vetveten Enxhi?: “Gjithmonë jam në kërkim të vetvetes dhe arti im shtegton me këtë ndjenjë. Qëllimi im artistik është jo vetëm të përcjellë të bukurën dhe mistiken në mënyrë sa më të veçantë, por dhe të provokojë me pyetje publikun”, shprehet artistja. 

Ekspozita interesante është pjesë e aktiviteteve që Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë organizon për promovimin e artit dhe vlerave kulturore të pakicave kombëtare të vendit. Kuratori Sead Kazanxhiu si dhe përfaqësuesja e KPK-së Milena Selimi, falë punës së tyre të palodhur bënë të mundur realizimin e ekspozitës e cila u prit shumë mirë nga artdashësit. Mes vizitorëve të shumtë të intriguar nga ekspozita ishin dhe nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, si dhe nxënësit e shkollës “Harry Fultz” që zhvilluan një bisedë me artisten Enxhi Tufa dhe kuratorin duke u njohur më tepër me idetë edhe konceptin e kësaj ekspozite. 

Ekspozita përbëhet nga katër punime, videoja, “Ëndërr mes fjalësh 2024”, prej së cilës merr dhe titullin kjo ekspozitë, Instalacion me kukulla 2024, foto portret i Enxhit në vaskë me ujë Pa titull 2023 dhe pikturat akuarel në letër Pa titull 2023. Një frymë magjike i jepet ekspozitës përmes një Reje të improvizuar, e cila pulson drita duke ndriçuar veprat e artit dhe duke na përfshirë në një dimension tjetër. Vizitorët që në hyrje priten nga një pamje si e dalë nga një përrallë - një shtrat i stolisur me kukulla të varura nga tavani, që zbresin poshtë si yje. “Secila prej kukullave shërben si një dëshmitare e heshtur e përsiatjeve të natës së vajzës, përfaqëson një fragment të dëshirës së saj për të kuptuar nuancat e pakapshme të gjuhës së të parëve. Gjithashtu tregon dëshirën e një vajze, e cila i rikthehet kujtesës dhe kujtimeve të fëmijërisë si një thirrje për forcimin e identitetit të saj gjuhësor dhe kulturor”, shkruan kuratori Sead Kazanxhiu.

Në qendër të ekspozitës është videoja “Ëndërr mes fjalësh 2024” ku na shfaqet vetë artistja si një kukull, e rrethuar nga kukullat e tjera, e cila mundohet të komunikojë me to në gjuhën e vet bullgare si një mundësi për të arritur më afër tek rrënjët e saj. Enxhi e gjen veten të zhytur në një botë ku gjuha i kapërcen barrierat dhe ku fjalët rrjedhin pa mundim. 

Përmes kësaj eksperience gjithëpërfshirëse, vizitorët ftohen të reflektojnë mbi fuqinë e gjuhës për të forcuar identitetin dhe për të nxitur lidhjet përtej kufijve, fizikë, mendorë dhe kulturore”, thuhet në tekstin e shkruar nga Kazanxhiu. Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” do të qëndrojë e hapur deri më 15 qershor për të gjithë artdashësit. 

Lexoni më tepër:

Foto: Facebook /Parking Art Gallery


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD