Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në konferencën për media të partisë. Sipas tij, duke pasur parasysh situatën aktuale paszgjedhore, nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, madje edhe nëse do të formohej një e tillë, ajo do të përfaqësonte jo më shumë se 15% të bullgarëve me të drejtë vote.
Detyra kryesore për "Vëzrazhdane", e cila aktualisht renditet e katërta në Asamblenë Kombëtare, mbetet të parandalojë hyrjen e Bullgarisë në konfliktin në rritje në Ukrainë. "Nëse Bullgaria ruan kursin aktual të politikës së jashtme, vendi ynë do të detyrohet të bashkohet me konfliktin ushtarak në Ukrainë," tha Kostadinov. Sipas tij, partia do të fokusohet në këtë në javët në vijim. Pyetjes së një gazetari se si partia mund ta pengojë Bullgarinë të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ai u përgjigj se për momentin kjo mund të bëhet vetëm me mjete jashtëparlamentare - për të udhëhequr popullin. Me tre deputetët që do të ketë në Parlamentin Europian, “Vëzrazhdane” do të bëjë provë të formojë grupin e saj parlamentar.Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..
Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..