“GERB-SDS” është forca e parë politike në votimin për parlamentin kombëtar të mbajtur më 9 qershor me 100% të protokolleve të numëruara seksionale zgjedhore, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Rezultatet janë këto:
GERB-SDS /ГЕРБ – СДС/ – 24,7% me 530 602 vota;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri - DPS/ДПС/ – 17,07% me 366 562 vota;
“Po e Vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB /ПП-ДБ/ – 14,33% me 307 848 vota;
“Vëzrazhdane” /Възраждане/ – 13,78% me 281 439 vota;
“BSP për Bullgarinë” / БСП за България/– 7,06% me 141 175 vota;
“Ka një popull të tillë” – ITN /ИТН/ – 6,10% me 121 573 vota;
Partia Veliçie /Партия Величие/ - 4,65% me 99 852 vota.
63 911 prej atyre që kanë shkuar në votime kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian janë:
GERB-SDS/ГЕРБ – СДС/– 23,54% me 473 994 vota;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri - DPS/ДПС/– 14,66% me 295 052 vota;
“Po e Vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB /ПП-ДБ/– 14,44% me 290 792 vota;
“Vëzrazhdane” /Възраждане/ – 13,98% me 281 439 vota;
BSP për Bullgarinë” / БСП за България/ – 7,01% me 141.175 vota;
“Ka një popull të tillë” – ITN /ИТН/ – 6.04% me 121 573 vota.
3.17% ose 63 859 e atyre që votuan për Parlamentin Europian preferuan pozicionin “Unë nuk mbështes askënd”.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..