“Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi konfrontimin dhe shkeljen e parimeve evropiane dhe nga foltorja më e lartë parlamentare bëri një kërkesë se synon ta largojë vendin nga rruga euroatlantike me fjalë që predikojnë armiqësi dhe urrejtje kundër Bullgarisë evropiane. " Këtë qëndrim të bashkëkryetarit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, e ka bërë të ditur qendra për shtyp e partisë së tij.
Deljan Peevski thekson se refuzimi i deklaruar me arrogancë për të përmbushur Marrëveshjen me Bullgarinë, e cila kërkon përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë në Kushtetutë me ndryshime në ligjin bazë, është shkelje e rëndë e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai shton se vendi ynë nuk do të qëndrojë indiferent ndaj këtij provokimi të radhës.
“Unë pres që të gjithë deputetët e parlamentit bullgar dhe deputetët bullgarë të Parlamentit Evropian, pavarësisht nga përkatësia partiake, të mos i injorojnë këto procese alarmante në vendin tonë fqinj”, tha bashkëkryetari i DPS.Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...
Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..