Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje, i cili u mbajt më 30 shtator të vitit të kaluar.
“Junior Band” do të jetë i pari që do të ngjitet në skenë në Stara Zagora. Banda tërheqëse e tunxhit u bë e famshme pas paraqitjeve të suksesshme në disa shfaqje televizive dhe falë talentit të madh të muzikantëve të saj. Pas tyre në skenë do të dalin muzikantët Borisllav Bojadzhiev-Borçe - bateri, Aleksandër Obretenov - kitarë bas, Mirosllav Ivanov - kitarë dhe Vencisllav Trifonov - tunxh, vokalet mbështetëse nga LaTiDa, vallëtarë nga RiO Crew dhe ylli i mbrëmjes, Grafa. Publiku pret skenografi të jashtëzakonshme multimediale, ndriçim dhe efekte piro, të cilat së bashku me interpretimet e këngëtarit Grafa do të kontribuojnë për atmosferën unike.
Emri i turneut bën një lidhje tematike me një nga këngët më të dashura të këngëtarit Vlladi Ampov – Grafa - "Njeriu më i lumtur".
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..