Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe rrugë të shumta për ecje të shkurtra dhe më të gjata, për të cilat mund të përdoren guida të specializuara malore, shtigje për biçikleta malore, si dhe një sërë shtigjesh tatëpjetë me instruktorë, të përshtatshme për çiklistët.
Që në vitet 1950 dhe 1960, Pamporovo fitoi famën e një vendpushimi me klimë mjekësore, të përshtatshmе për rivendosjen dhe forcimin e sistemit imun, falë ajrit të pastër, të ngopur me jone negative dhe fitoncide që lëshohen kur pishat dhe pemët e tjera lulëzojnë. Në këtë drejtim janë planifikuar programe të ndryshme që lidhen me lëvizjen, “larjen e pyjeve” dhe arratisjen mes bukurisë dhe freskisë së natyrës.Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..
Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga..
Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se..