Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe rrugë të shumta për ecje të shkurtra dhe më të gjata, për të cilat mund të përdoren guida të specializuara malore, shtigje për biçikleta malore, si dhe një sërë shtigjesh tatëpjetë me instruktorë, të përshtatshme për çiklistët.
Që në vitet 1950 dhe 1960, Pamporovo fitoi famën e një vendpushimi me klimë mjekësore, të përshtatshmе për rivendosjen dhe forcimin e sistemit imun, falë ajrit të pastër, të ngopur me jone negative dhe fitoncide që lëshohen kur pishat dhe pemët e tjera lulëzojnë. Në këtë drejtim janë planifikuar programe të ndryshme që lidhen me lëvizjen, “larjen e pyjeve” dhe arratisjen mes bukurisë dhe freskisë së natyrës.Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..