Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Foto: BGNES

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në vitin 1923, në kuadër të Fakultetit Historiko-Filologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" (SU), u krijua specialiteti Filologji Franceze. Për më shumë se një shekull, ajo përgatit përkthyes, mësues, profesorë dhe specialistë të tjerë që zotërojnë gjuhën e Volterit në një nivel shumë të lartë.

"Ky është një arsim i gjerë që ofron një paletë shumëngjyrëshe lëndësh zgjedhore, duke përfshirë një gamë të gjerë diplomash master për të shtuar këtë njohuri", thotë Doc. Margarita Ruski, drejtuese e Departamentit të Studimeve Romane në Fakultetin e Filologjisë Klasike dhe Gjuhëve të Reja në Universitetin e Sofjes. Qëllimi është që specialistët e ardhshëm të kenë mundësi të mira për realizim profesional në jetë:

Doc. Margarita Ruski

“Në këtë cikël 4-vjeçar të diplomës baçelor, lëndët me zgjedhje mund të kombinohen në tre drejtime të veçanta ose siç i quajmë ne module me zgjedhje individuale. “Gjuha, letërsia, arti” është një. "Moduli i biznesit" është i dyti dhe i treti është "Moduli Pedagogjik", i cili jep një mundësi të drejtpërdrejtë për të punuar si mësues në shkolla. Dy modulet e tjera ofrojnë njohuri në më shumë fusha teknike ose kanë të bëjnë me artin dhe kulturën” - shpjegon Doc. Margarita Ruski.

Frëngjishtja, e njohur edhe si gjuha e dashurisë, tingëllon jo vetëm bukur dhe melodike. Të rinjtë në vendin tonë kanë një arsye serioze për t'u marrë me studimin e saj. Rezulton se specialistët me filologji franceze kanë mundësi të mëdha për realizim në fushën e biznesit:

“Sidomos në Bullgari, vitet e fundit ka një rritje të kërkesës për të diplomuarit tanë nga kompanitë franceze. Duke qenë se disa nga ndërmarrjet organizojnë kurse shtesë, dhe mendoj se këto dy lloje të njohurive dhe aftësive janë të kombinuara mjaft mirë” - thotë Doc. Ruski.

Filologjia franceze studiohet në dy universitete të tjera bullgare – në Plovdiv dhe në Veliko Tërnovo, të cilat megjithatë i ridrejtuan studimet e tyre në gjuhësinë e aplikuar dhe kombinuan frëngjisht me gjuhë të tjera. Frëngjishtja mësohet edhe në specialitetin “Studime Afrikane” në Universitetin e Sofjes. "Ne eksplorojmë Frankofoninë dhe reflektojmë mbi botën Frankofone me theks në vendet jashtë Francës" - shpjegon Doc. Georgi Zheçev, ligjërues në programin master “Frankofonia, shumëgjuhësia dhe ndërmjetësimi ndërkulturor” në Universitetin e Sofjes.

Doc. Georgi Zheçev

Tek ne, theksi është në 5 kontinentet, oqeanet dhe detet ku ka “copë” të Frankofonisë dhe ne përpiqemi ta bashkojmë këtë enigmë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të rolit të gjuhës frënge në shoqëri dhe kultura të ndryshme – thotë Doc. Zheçev. - Kemi shumëgjuhësi, sepse jashtë Francës, frëngjishtja është gjithmonë në kontakt me gjuhë të tjera dhe njerëzit që e flasin atë, qoftë edhe si gjuhë amtare, janë dygjuhëshe madje edhe tregjuhëshe. Ideja është që pasi ta njihni mirë Frankofoninë, realitetin e saj në vende të ndryshme të botës, mund të jeni të dobishëm për institucionet - ministritë, komunat, administratat rajonale, të cilat po përpiqen të zhvillojnë biznes apo bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit me këto vende nga kjo pjesë e botës.”

Në praktikë, thekson doc. Zheçev, studentët gjejnë lehtësisht punë pas diplomimit. Për këtë i ndihmon edhe semestri i tretë, në të cilin ofrohet praktika e detyrueshme. "Ai mund të jetë në një institucion, një ministri, në një institucion arsimor ose jashtë vendit në një nga vendet frankofone. Për shembull, ne kishim një praktikë në Gjenevë në OKB", përfundon Doc. Zheçev.

Lexoni më shumë rreth mundësive për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD