Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës në kryeqytet do të tërhiqen nga një përzgjedhje shumëngjyrëshe muzikore, por jo vetëm. Forumi muzikor mbështet zejtarët vendas dhe pritet që këtë vit kjo të gjejë shprehje në pazarin më të madh të artizanatit deri më sot.
Organizatorët riafirmuan angazhimin e tyre ndaj qëndrueshmërisë, duke premtuar se do të dëshmojnë modele të reja dhe më të mira të menaxhimit të mbetjeve dhe reduktimit të gjurmës së karbonit. Pritet gjithashtu edhe shfrytëzimi i plastikës për përdorim të njëhershëm të minimizohet gjatë ngjarjes.
Dhe më shumë fakte interesante që lidhen me të menduarit e gjelbër të festivalit. Transporti i artistëve që do të dalin në skenën A në JazZ është plotësisht elektrik ndërsa vizitorët inkurajohen të vijnë më këmbë, me transport publik ose me biçikletë, për të cilat u krijua një parking i veçantë.
Që nga ky vit, A to JazZ po prezanton gjithashtu matjen e gjurmës së vet mjedisore dhe i vendosi vetes qëllimin ambicioz që gjatë tri viteve të ardhshme të prezantojë praktikat më të mira të qëndrueshmërisë në festivalet në Evropë. Tema është e përfaqësuar gjerësisht edhe në programin e konferencës paralele të forumit muzikor në Sofje, ku praktikat e mira do të ndahen nga menaxherët e zhvillimit të qëndrueshëm të disa prej festivaleve më të mëdha si Coachella /SHBA/, Primavera Sound /Spanjë/, Glastonbury /Angli/, O.Z.O.R.A /Hungari/dhe të tjerë.
“Në festivalin A to JazZ fokusi ka qenë gjithmonë tek muzika dhe skena”, thekson themeluesi Petër Dimitrov.
Programi i festivalit këtë vit përfshin mbi 30 muzikantë, mes tyre të mëdhenj si saksofonisti Chico Freeman dhe pianisti Antonio Farao në projektin Mccoy Tyner Legends, këngëtarja që përzien muzikën e Karaibeve dhe tingujt e sofistikuar të xhazit Cyrille Aimée, dyshja amerikane e xhaz-funk-ut Knower, ylli polak i xhazit Kinga Glyk, projekti Austriak Syndicate i pianistit të xhazit David Hellbock ... dhe shumë talente të tjera nga e gjithë bota, si dhe muzikantë bullgarë me albumet e tyre të fundit xhaz.
Ka shumë arsye për të planifikuar mbrëmjet verore deri më 7 korrik në unison me programin A to JazZ – një event me një atmosferë unike që pasuron imazhin turistik të Sofjes verore. Dhe për të gjithë ata që nuk do të mund të bashkohen, e dhurojmë këngën "Përgjithmonë" nga Aleksandër Sllavçev & MARTINNA. Aleksandër Sllavçev është ndër emrat në programin e festivalit më 5 korrik dhe "Përgjithmonë" është përfshirë në albumin e tij solo - "Rruga drejt teje" - i lëshuar në vitin 2023, i cili përmban 10 këngë në bullgarisht me një tingëllim bashkëkohor R&B dhe soul.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: A to JazZ, BGNES
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë..