Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Temperaturat rriten dhe shirat ndalojnë

Foto: BGNES

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do të rriten dhe maksimumi do të lëvizë ndërmjet 28° dhe 33°, në Sofje rreth 28°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Do të ketë edhe vranësira, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°. Temperatura e ujit të detit është 25°-26°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Do të ketë edhe rritje të përkohshme të vranësirave në disa vende me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare kryesisht veriore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 22°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo 20 minuta raportohet një zjarr i ri në vend

Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..

botuar më 24-07-19 9.39.PD

Parashikimi i motit për 19 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..

botuar më 24-07-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë

Kreu i shtetit Rumen Radev tha se të premten në mëngjes do ta shpallë vendimin e tij se kur do të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Sipas Radevit, sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë dhe "rruga për ta rikthyer atë është..

botuar më 24-07-18 6.14.MD