Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për të marrë pjesë në zbatimin e mandatit të tretë kushtetues për të formuar një qeveri “jopartiake dhe kombëtare”. Partia shpallet kundër mbështetjes së mandatit të dytë për formimin e qeverisë, e cila do të marrë forcën e dytë parlamentare, Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS). Si prioritetet e tyre në një qeveri të re "Po, Bullgaria" tregon “vazhdimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rimbushjen e rregullatorëve kyç, reformimin e shërbimeve dhe reformimin e legjislacionit zgjedhor duke garantuar modelin evropian të zhvillimit të vendit dhe duke ruajtur orientimin e tij gjeopolitik”.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..