Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e përbashkëta në koalicion. Sipas tij, partitë janë të bashkuara edhe pse për disa çështje kanë qëndrime të ndryshme. Ai saktësoi se këtë javë strukturat në koalicion do të vendosin se si do të veprojnë në dorëzimin e mandatit të dytë dhe të tretë për formimin e qeverisë. “Unë jam skeptik për mandatin e dytë sepse nuk është e qartë se kush do ta drejtojë DPS-në. Opinioni shoqëror duhet të monitorohet dhe ai është kundër zgjedhjeve të reja. Prandaj propozuam një qeveri teknike në të cilën kryeministri do të jetë po aq i distancuar nga të gjitha partitë dhe do të emërojë vetë ministrat. Në koalicion kemi diskutuar emrat për kryeministër”, tha Atanasov, por nuk përmendi persona konkretë.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..